Ismet Munishi tregon se a duhet të ketë VAR në Kosovë
Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, i ftuar në emisionin Favorit, mendon se aplikimi i VAR-it në Kosovë do të ishte shumë i mirëseardhur.
“VAR do të ishte senzacion në futbollin e Kosovës. Në fakt është i domosdoshëm, se pse ne po kemi ankesa në adresë të gjyqtarëve dhe diçka e tillë nuk do të ndodhte më. Po e shohim se në Angli e Itali, nuk po ka shumë nevojë për VAR”, ka thënë Munishi.
Edhe sulmuesi i Ballkanit, Belnd Baftiu dhe ai i Feronikelit, Kastriot Rexha janë shprehur pro VAR-it në futbollin e Kosovës.