23:36 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / OSH

Ismet Munishi “xheloz” për rezultatin e Dritës, thotë se po e shikonte tenis

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi duket se po e xhelozonte rivalin lokal, Dritën që sonte arriti të nxjerr një barazim historik kundër Feyenoordit, në ndeshjen e parë kualifikuese në Konferencë Ligë.

Munishi ka bërë një postim në Facebook derisa po luhej ndeshja e Dritës, transmeton Indeksonline.

“Duke shikuar tenis, Roger Federer”, kështu ka shkruar Munishi në postimin e tij që ja ka bashkangjit një fotografi. /Indeksonline/