75 Mall Live Search
22:15 / E Shtunë, 07 Mars 2020 / indeksADMonline

Ismet Munishi zgjedh formacionin e politikanëve, Thaqi dhe Kurti sulmues, Grenell trajner

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi në emisionin e Besim Dinës ‘Oksigjen’ ka zgjedhur 11-shen e politikanëve në një formacion futbolli.

Sipas Munishit si portier në këtë formacion duhet të jetë dikush më pozicional e që sipas tij është Agim Veliu, shkruan IndeksOnline.

Kurse si qendër mbrojtës sipas tij duhet të jetë krahu i luftës, e ku Munishi i zgjedhi Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Mimoza Kusarin dhe Ganimete Musliun.

Ndërsa si organizator të lojës e zgjedhi Behgjet Pacollin, Veton Surroin dhe Kadri Veselin.

Sipas tij numrin 11 duhej ta mbaj Albulena Haxhiu kurse numrin 7 duhet ta mbaj Hashim Thaqi dhe si qendër sulmues e zgjedhi Albin Kurtin.

Ismet Munishi si trajner e zgjedhi amerikanin, Grenell./IndeksOnline/.