Ismet Munishi zgjedh kualifikimin e Kosovës para titullit të Ballkanit

Ismet Munishi është i ftuar në emisionin sportiv ‘Favorit’.
Teknikut prishtinas i është bërë pyetja se dëshira e tij është që Kosova të kualifikohet në ‘Euro 2020’, apo Ballkani të bëhet kampion i Superligë, ai tha një përgjigje mjaft diplomatike.
“Dëshira është që Kosova para se Ballkani të bëhet kampion të kualifikohet në evropian, sepse Kosova është e të gjithëve, kurse Ballkani është vetëm i Suharekës”, tha fillimisht ai.
“Por nëse do ishte mundësia të zgjidhja, do e bëja Kosovën”, përfundoi Munishi.
Gjithsesi, Munishi shtoi se duke parë rrjedhën e kampionatit, Ballkani i tij po shkon hapave të sigurt drejt titullit kampion këtë stinor në Superligën e Kosovës në futboll./IndeksOnline/