75 Mall Live Search
21:50 / E Shtunë, 07 Mars 2020 / indeksADMonline

Ismet Munishi zgjedh në mes të Maradonës dhe Messit

Trajneri i Ballkanit është duke marrë pjesë në emision të Besim Dinës, e ku edhe është pyetur për futbollistin më të mirë sipas tij.

Munishi tregoi që më shumë e vlerëson Maradonën për shkak të çmimeve të fituara.

“Maradona për mendimin tim ështe lojtari më i mirë në histori, madje më i mirë se Messi. Maradona ka fituar Kupën e Botës me një ekip mesatar. Messi nuk ka arritur ta fitoj”, ka thënë Munishi në emisionin Oxygen.

Po ashtu Ismet Munishi tregoi që futbollist të preferuar e ka edhe Granit Xhakën./IndeksOnline/.