75 Mall Live Search
18:48 / E Enjte, 10 Gusht 2023 / AR

Ismet Munishit i vije si përforcim një iranian

FC Ferizaj sot ka arritur marrëveshje me sulmuesin 22-vjeçar, Ali Babaei. Kontrata e nënshkruar me Babaein e mban vulën për periudhën dy vjeçare.

Ai është një sulmues tipik, që depërton nga krahët dhe ka goditje shumë të fuqishme.

Së fundmi ishte pjesë e skuadrës turke, Ankara Keciörengücü, ndërsa ka qenë edhe pjesë e kombëtarës iraniane për grupmoshat U18.

Pas nënshkrimit të kontratës, Babaei është shprehur i lumtur që do jetë pjesë e FC Ferizajt, duke premtuar angazhim maksimal dhe bindje të plotë për arritjen e objektivave të klubit.