Isni Kilaj arrin në shtëpi pasi u lirua me kusht nga Gjykata Speciale, djali i tij e publikon fotografinë
Isni Kilaj, pas lirimit me kusht nga Gjykata Speciale në Hagë, tashmë ka arritur në shtëpinë e tij në Malishevë.
Fotografinë e ka publikuar djali i tij në rrjete sociale.
Isni Kilaj është liruar përkohësisht të mërkurën nga Gjykata Speciale, pas shqyrtimit më të fundit të paraburgimit nga gjyqtari i vetëm i Gjykatës së Lartë në rastin Prokurori i Specializuar kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajit, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit (“Rasti 12”).
Në vendimin e tij të 3 dhjetorit 2025, gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që nga shqyrtimi i fundit i ndalimit të Kilajt në tetor 2025 dhe se ndalimi i tij nuk ishte më i arsyeshëm ose proporcional.

