Isni Kilaj: Vërmica dëshmi për triumin e radhës, bashkë do ta fitojmë edhe Balincën

Kandidati për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj bashkë me kreun e PDK-së ka zhvilluar takime me qytetarët e Vërmicës dhe Balincës.
Kilaj ka thënë se janë zotuar se do të jenë zgjidhja e problemeve me të cilat do të ballafaqohen banorët e Vërmicës.
“Bashkë me kryetarin e PDK’së Memli Krasniqin dhe kandidaten për asamble, Mirëlindë Gashi, takuam qytetarët e Vërmicës.
Peritja si përherë ishte shumë e ngrohtë, një dëshmi e radhës për triumfin e 17 tetorit. Ne u zotuam se do të jemi zgjidhja e problemeve me të cilat ballafaqohet ky fshat, veçanërisht problemin e rrymës.
Faleminderit qytetarëve të Vermicës!
Faleminderit edhe kryetarit Krasniqi për pjesëmarrjen sonte dhe mbështetjen e pakursyer në këtë garë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Ndërkaq me banorët e fshatit Balincë, Kilaj ka thënë se folën për problemet e fshatit nga të cilët edhe kan marrë sugjerimet në përgatitje e siper për fitorën e 17 tetorit.
Statusi i tij i plotë:
Me kryetarin Memli Krasniqi dhe Mirlindë Gashin e Rrahim Kelmendin, kandidatë për asamble, u mirëpritëm në Balincë.
Folëm për problemet e fshatit dhe morëm sugjerimet, në përgatitje e sipër për fitoren e 17 tetorit.
Prezantuam programin tonë qeverisës që përmbledhë problemet e fshatit dhe u zotuam për zgjidhjen e tyre.
Mbështetja sonte është një motiv shtesë në rrugëtimin tonë të përbashkët.
Jemi afër fitores.
Bashkë do të fitojmë.
Bashkë për Balincën!
Bashkë për Malishevën!