75 Mall Live Search
15:15 / E Diele, 05 Tetor 2025 / BA

Isniqi, fshati më i madh në Kosovë, i jep vulën fitores së madhe të AAK-së dhe kryetarit Bashkim Ramosaj në Deçan!

Kryetari i Deçanit, kandidat për një mandat tjetër, Bashkim Ramosaj ka mbajtur një tubim madhështor me banorët e Isniqit, fshatit më të madh në Kosovë.

Atje Ramosaj mori përkrahje të madhe, ku i dha edhe vulën e fitores.

Kryetari falenderoi banorët e Isniqit, për besimin e dhënë.

”Besimi në vizionin dhe programin politik të AAK-së ka qenë dhe mbetet i palëkundur në çdo cep të komunës së Deçanit! Faleminderit nga zemra Isniq, për besimin e dhënë ndaj meje si kryetar dhe ndaj kandidatëve për Asamble, Muhamet Bojkaj dhe Mentor Januzaj.” ka shkruar ai.