75 Mall Live Search
18:05 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

ISRO lëshon imazhin e parë të Hënës nga Chandrayaan-2

Organizata Indiane e Kërkimit Hapësinor (ISRO) publikoi të enjten imazhin e parë të Hënës së kapur nga Chandrayaan-2, e cila u zhvendos në një orbitë më të ulët rreth Hënës të mërkurën.

Fotografia është marrë në një lartësi prej rreth 2650 km nga sipërfaqja e Hënës. Agjensia gjithashtu tha që pellgu i Mare Orientale dhe kraterat Apollo u identifikuan në foto, transmeton Indeksonline.

Organizata Indiane për Hulumtimin e Hapësirës (ISRO) tha që anija kozmike funksiononte normalisht.

Chandrayaan-2 është përpjekja e parë e Indisë për të ulur një anije kozmike në Hënë./Indeksonline/