75 Mall Live Search
08:35 / E Enjte, 02 Tetor 2025 / MSH

Istog: Arrestohet e dyshuara që posedonte fishekë të armës

Një grua është arrestuar mesditën e djeshme, në Istog.

Sipas policisë, e dyshuara posedonte tre fishekë të armës së zjarrit.

Fishekët u konfiskuan nga njësiti policor, shkruan IndeksOnline.

“Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”./IndeksOnline/