Istog, arrestohet personi që dyshohet se ia ndaloi hyrjen në shtëpi gruas së vëllaut

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Istog, pasi që i njëjti kishte mosmarrëveshje me vëllaun e tij, shkruan Indeksonline.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se vëllait të tij me të cilin jeton ndaras, viktimës mashkull kosovar ia kishte ndaluar ta sjell në shtëpi bashkëshorten e tij me pretekst se gruaja e viktimës kishte lidhje në martesën e vajzës së të dyshuarit pa dëshirën e tij. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Indeksonline/