75 Mall Live Search
08:53 / E Diele, 11 Shtator 2022 / MSH

Istog, dy vëllezër ngacmojnë dhe tentojnë të fusin në makinë dy vajza të mitura

Dy të dyshuar, vëllezër, duke i mashtruar, i kanë ngacmuar dhe kanë tentuar të fusin në makinë dy vajza të mitura.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Istog, të premtën rreth orës 21:30.

Policia bën të ditur në raportin 24 orësh që njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa tjetri gjendet në arrati.

I arrestuari, me vendim të prokurorit, u dërgua në mbajtje pas intervistimit.