75 Mall Live Search
11:03 / E Diele, 14 Qershor 2020 / indeksADMonline

Istog, gjen eshtra të cilat mendon se janë të vëllait të tij të zhdukuar para 21 vitesh

Një person nga fshati Polanë i Istogut ka raportuar në polici se derisa kishte qenë duke gërryer në tokë në një fushë të hapur kishte hasë në disa eshtra për të cilët ai mendon se ata eshtra janë të vëllait të tij, i zhdukur prej datës 27.03.1999.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe është njoftuar prokurori i prokurorisë speciale.

Vendi i ngjarjes është duke u ruajtur nga njësiti policor për shkak se në atë vende do të gërmohet për qëllime hetimore./Indeksonline/