Istog: Humbi qindra euro në lojëra fati, gënjeu policinë kinse ia kanë vjedhur
Policia e Kosovës, përkatësisht në stacionin policor Istog njoftoi se përmes telefonit shtetasi shqiptar i Kosovës E.U. (1996) kishte njoftuar policinë se më datë 12.02.2019 rreth orës 05:30 në fsh. Kaliqan komuna Istog, kinse përderisa ishte duke e mbyllur lokalin e tij ‘ bastore sportive’ një person i panjohur e kishte goditur, me ç’rast nga viktima E.U. kanë marrë 877.00 euro.
Njësitet përkatëse të policisë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe lidhur me rast është informuar prokurori i shtetit për të koordinuar veprimet hetimore.
Gjatë zhvillimit të hetimeve nga hetuesit e stacionit policor Istog, është vërtetuar- zbuluar se personi E.U. ka paraqitur rrejshëm veprën penale të cilësuar si ‘Vjedhje e rëndë’.
I njëjti gjatë intervistimit nga hetuesit ka pranuar se shumën e parave të cekura, i kishte humbur duke luajtur në sistemin e lojërave të fatit dhe nuk i kishte marrë askush.
I njëjti, nga personi viktimë për veprën ‘ Vjedhje e rëndë’, tani është i dyshuar për veprën penale ‘Deklarim i rremë’, dhe me vendim të prokurorit shtetit është liruar në procedurë të rregullt.