75 Mall Live Search
12:15 / E Diele, 17 Korrik 2022 / MSH

Istog, i dehur tapë, kanos zyrtarët policorë

Një i dyshuar ka kanosur zyrtarët policorë në orët e hërshme të mëngjesit të djeshëm.

Sipas policisë, i dyshuari ka qenë i dehur atë kohë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Carrallukë të Istogut, rreth orës 02:46.

“I dyshuari pas këndelljes është intervistuar dhe  me vendim të prokurorit është liruar  në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.