75 Mall Live Search
08:51 / E Diele, 29 Gusht 2021 / OSH

Istog/ Nipi sulmon gjyshen e tij

Mbrëmë, rreth orës 19:40, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Istog.

Kjo pasi i dyshuari e kishte sulmuar fizikisht gjyshen e tij, transmeton Indeksonline.

Viktima nuk pranuar të marrë tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur dhe me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Indeksonline/