Istog, policia pati punë në tri raste të ndryshme
Istogu njihet si një nga qytetet më të qeta në Kosovë. Por, kjo situatë nuk ka qenë e tillë në 24 orët e fundit.
Një mashkull e ka lajmëruar Policinë e Kosovën se dy persona i kanë grabitur veturën. Ata i kanë marrë me forcë një pushkë gjuetie, 110 euro para të gatshme dhe 10 franga zvicëriane. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore. Të dyshuarit gjendjen në arrati.
Në Istog është arrestuar një person pasi që gjatë kontrollimit të lokalit të tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Një rast tjetër që ka ndodhur në këtë qytet është edhe kanosja ndaj një femre. Viktima femër ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që me te njëjtit ka qenë në lidhje i dyshuari është arrestuar dhe gjatë intervistës ka pohuar se ka pasur një armë me gas. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në mbajtje për 48 orë./Indeksonline/