Istog: Postoi foto me armë, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Lubozhdë në Istog, i cili kishte postuar foto me armë zjarri.
“I dyshuari mashkull K-Shqiptar ka ekspozuar në rrjete sociale një armë zjarrit. Njësiti i hetimeve me vendim të prokurorit ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me 6-fishekë cal-7.62 mm. I dyshuari pas intervistimit, lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/