Istog, sulmon policin pse i tha ta barte maskën!

Në Istog është raportuar për një sulm ndaj një personi zyrtar.
“Fsh. Vrellë Istog 28.09.2020 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai nuk i kishte zbatuar vendimet për bartje të maskës, pastaj ka kundërshtuar zyrtarët policorë si edhe ka rezistuar aktivisht gjatë arrestimit, ku njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/