75 Mall Live Search
10:16 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Istog: Tenton ta sulmojë rojën e pyllit, arrestohet

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte tentuar ta sulmonte viktimën mashkull kosovar rojë pylli, i cili të dyshuarin e kishte hasur në pyll duke prerë dru, njofton Policia e Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Siç bëhet e ditur, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/