75 Mall Live Search
08:50 / E Martë, 17 Gusht 2021 / OSH

Istogalia e sulmon me grusht kunatën e tij

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për dhunë në familje, në Istog.

Një person është arrestuar pasi që ka sulmuar fizikisht kunatën e tij, shkruan IndeksOnline.

DHUNË NË FAMILJE

Istog 16.08.2021 -14:14 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht viktimën femër kosovare -kunatën e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./IndeksOnline/