75 Mall Live Search
09:22 / E Diele, 27 Tetor 2024 / Gj. Sh

Istogasi i dehur rrah gruan dhe djalin, më pas i largon nga shtëpia

Një person në Istog i dehur, dje ka rrahur e ofenduar bashkëshorten e tij, ndërsa djali i tyre ka ndërhyrë për ta larguar.

I dyshuari ka kërcënuar të dy dhe më pas i ka larguar nga shtëpia.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

‘’ Istog / 26.10.2024 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti në gjendje të dehur, e ka fyer e ofenduar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës-bashkëshortes së tij kosovare duke e goditur me grushte, ndërsa djali i tyre ka ndërhy për t’i larguar, por i dyshuari duke i kërcënuar të dy i kishte larguar nga shtëpia.  Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.’’ Thuhet në raportin e policisë. /IndeksOnline/