75 Mall Live Search
21:59 / E Martë, 28 Mars 2023 / Gj. Sh

Istogu e “shkrin” Borën në finalen e parë

Istogu e ka fituar ndeshjen e parë finale të basketbollit në kategorinë e meshkujve në Ligën e Parë.

Istogu në ndeshjen e parë të Play-offit mposhti Borën me rezultat 85-74, shkruan IndeksOnline.

Takimi ishte paraparë të zhvillohej të hënën mbrëma, por për shkak të shiut, ishte e pamundur që përballja të zhvillohej në Istog.

Ky është takimi i parë final i “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve, kurse kampion shpallet skuadra që shënon dy fitore dhe inkuadrohet në Superligë, ndërsa finalisti do të luajë në “Play-out” me vendin e shtatë të Prince Caffe Superligës për një vend në elitë në edicionin e ardhshëm./IndeksOnline/