Istogu feston Ditën e Çlirimit, urimi i kryetarit Ferati

Komuna e Istogut sot (20 qershor) feston Ditën e Çlirimit.
Ng ashumë aktivitete e homazhe, nuk kanë munguar as ato të të parit të kësaj komune, Ilir Ferati.
Kryetari Ferati ka bërë homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve, duke thënë se përulet para veprës heroike të dëshmorëve të vendit.

“Me nder e krenari do t’i përulemi gjithherë veprës heroike të dëshmorëve, heronjve, martirëve dhe të gjithë atyre të cilët dhanë gjithçka për lirinë që ne gëzojmë sot. Puna dhe lufta e guximshme për lirinë e atdheut e atyre grave dhe burrave që nderojmë sot është udhërrëfyesi më i drejtë që po e ndjekim për ndërtimin e të ardhmes së qytetit tonë. Urime 20 Qershori, Dita e Çlirimit të Istogut!” deklaroi Ferati.
Pas homazheve, në Kuvendin Komunal të Istogut u mbajt takim i veçantë për nder të kësaj dite./Indeksonline/
