Istogu furnizohet me barna anti-covid

Në Istog sot ka arritur një sasi e barnave antiCovid. Lajmin e ka dhënë drejtori i shëndetësisë, Mujë Osmanaj.
Ai ka bërë të ditur se sasia është siguruar nga paratë e buxhetit komunal.

“Sot arriti sasia e planifikuar me barna antiCovid nga paratë e buxhetit komunal per shëndetësi. Terapia është falas per të gjithë të prekurit nga infeksioni e që kanë recetë mjeku në barnatoren qendrore në QKMF-Istog. Po ashtu ekipet në terren do të ofrojnë ndihmën e perditëshme”, shkruan Osmanaj në njoftim./Indeksonline/