17:53 / E Shtunë, 06 Mars 2021 / Blerim

Istogu i quan amatera gjyqtarët kosovarë, ja çfarë ‘offside’ u ndal në ndeshjen ndaj Dukagjinit

Skuadra e Istogut pretendon se është dëmtuar rëndë nga gjyqtarët në ndeshjen ndaj Dukagjinit.

Istogu u mposht minimalisht 1 me 0 ndaj Dukagjinit në Ligën e Parë të futbollit kosovar, shkruan IndeksOnline.

Përmes rrjeteve sociale, klubi istogas ka reaguar dhe ka ngritur akuza të rënda drejtë gjyqtarëve të ndeshjes.

Në videon e parë shihet se si gjyqtari anësor, Arsim Sadiku ngre flamurin lartë duke sinjalizuar pozitë jashtë loje, e që s’kishte të bënte fare për diçka të tillë.

Kurse video dy, shihet se si skuadra e Dukagjinit shënoi një gol jo të rregullt (së paku kështu mendon skuadra e Istogut)./IndeksOnline/