Istogu komuna e tretë me më së shumti diasporë, Agron Avdijaj i fton që të votojnë: Ejani të bëjmë ndryshimin e madh!

GAP ka publikuar të dhënat e fundit me përqidnje për diasporën dhe numrin e popullsisë. Istogu rënditet e treta në këtë rënditje.
Kandidati për kryetar të Istogut nga Lëvizja Vetëvendosje, Agron Avdijaj ka ftuar diasporën që të vijnë me numër sa më të madh në Kosovë për zgjedhjet e 17 tetorit.
Avdijaj ka thënë se ata filluan ndryshimin e madh me 14 shkurt dhe janë të njëjtit që mund të bëjnë ndryshimin në Istog në zgjedhjet e 17 tetorit.
“Istogu është komuna e tretë me diasporën më të madhe në Kosovë. Të dhënat e sotme të publikuara nga GAP tregojnë se 32.5% të diasporës si përqindje e popullsisë përfaqësojnë Istogun.
Diaspora i ka prirë ndryshimit të madh në zgjedhjet e 14 shkurtit në Istog dhe Kosovë, andaj presim përkrahje të fuqishme nga diaspora edhe në zgjedhjet e 17 tetorit.
Diasporë, ju presim në tetor, sepse ju gjithmonë bëni ndryshimin për të mirë” shkruan Avdijaj në thirrjen e tij./Indeksonline/
