75 Mall Live Search
11:56 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Istogu me një vendim të radhës, situata është shqetësuese

Komuna e Istogut ka marrë vendimin, që mësimi të shtyhet deri të hënën. Gjendja në këtë komunë është kaotike si pasojë e erës që ka fryrë në orët e fundit.

Kjo ka bërë që të dëmtoheshin edhe disa shkolla në Istog dhe në fshatra përreth.

“Të nderuar mësimdhënës, nxënës dhe ju prindër ju njoftojmë se deri të hënën më 10.02.2020, nuk do të mbahet mësimi, si shkak i kushteve atmosferike të krijuara në komunën tonë dhe dëmeve të mëdha të shkaktuara në institucionet arsimore. Si pasojë e kësaj gjendjeje kaotike është e pamundur mbajtja e mësimit të rregullt.
Ditët e humbura do të kompensohen”, thuhet në njoftimin e Komunës së Istogut./Indeksonline/