75 Mall Live Search
21:15 / E Diele, 23 Korrik 2023 / AR

Istogu nderon Shaban Manajn në 23-vjetorin e vrasjes, fotografia e tij krahas asaj të Rugovës

Komuna e Istogut ka nderuar ish-kryetarin e LDK-së në Istog, e veprimtarin e kësaj partie, Shaban Manajn, në 23-vjetorin e vrasjes.

Djali i tij, Shkëmb Manaj njofton se është vendosur fotografia e tij krahas fotografisë së presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Fotografia do të qëndrojë 23 ditë, në kujtim të veprës së tij.

May be an image of 2 people, Stari Most, street and text

Shkrimi i plotë:

23 vjet krenari!

Babë,

Sot, me 23 korrik, në 23 vjetorin e vrasjes, Komuna e Istogut, po të nderon, me një foto kujtimi në qendër të qytetit, e cila do të qëndroi 23 ditë, në kujtim të veprës Tuaj. Kjo foto, është vendosur krahas fotos se Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, mikut tuaj të madh, n’krah te të cilit, ishit deri në atë ditë kur të vranë, sepse ndryshe nuk mund t’ju ndanin kurrë. Armiqtë e Kosovës, armiqtë e lirisë dhe të pavarësisë tonë, na donin të ndarë, sepse nuk e donin shtetin e Kosovës.

Hero,

Gjenerata e juaj e artë ka dhënë provimin para popullit dhe para Zotit. Fal përpjekjeve, sakrificës dhe luftës tuaj sublime, Kosova u bë shtet sovran dhe i pavarur. Tani, gjenerata jonë është në provë. Na mbetet neve, që ta shtyejmë tutje projektin nacional, për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE, dhe të ruajmë miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Askush, asnjëherë, asnjë individ, madje asnjë Qeveri, nuk mund ta ndal projektin tuaj politik dhe nacional, sepse ky projekt është përcaktim i natyrshëm i popullit të Kosovës.

Me këtë rast, në emër të familjes, dua të falënderoj kryetarin e Komunës së Istogut, mikun tonë, Ilir F. Ferati i cili në vazhdimësi po tregon kujdesin institucional për kujtimin dhe ndërimin e veprës së kryefamiljarit tonë dhe Heroit të Kosovës, Shaban Manaj. Aktet e tilla të nderimit dhe të kujtesës të figurave historike, janë shumë të rëndësishme për një shoqëri, sepse ato na ndihmojnë që vlerat tona të lirisë, të demokracisë dhe të pavarësisë, të ruhen dhe të ndjehen gjallë nga brezat e rinj, për të treguar rrugëtimin tonë me plotë sakrifica në shtetndërtim.

Përherë krenar me TY, Heroi ynë!