75 Mall Live Search
17:25 / E Shtunë, 14 Nëntor 2020 / OSH

Istogu ndez qirinj për asamblistin që vdiq sot

Qytetarë të shumtë të Komunës së Istogut janë mbledhur në qendër të qytetit për të nderuar Labinot Aliajn, asamblistin e PDK-së që ndërroi jetë sot.

Të pranishëm në këtë ceremoni nderimi kanë qenë edhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, si Ilir Ferati nga LDK, Bekë Berisha nga AAK si dhe Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu- Shoshi nga PDK.

Ndryshe, këshilltari komunal i Istogut, Aliaj ka vdekur sot në orët e mëngjesit.

Poashtu, gjatë ditës së sotme deputetët e PDK-së kanë ngushëlluar familjen e Aliajt për vdekjen e papritshme të Labinotit

No description available.