Istogu në zi për shuarjen e papritur të Triumfit, në ceremoni arrin edhe presidentja Osmani (Video)

Ka nisur ceremonia e varrimit të Triumf Feratit, i cili të dielën i dha fund jetës në vendlindje, në Gurrakoc të Istogut.
Në ceremoni po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe shumë qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës, transmeton IndeksOnline.
I ndjeri ishte vëllai i kryetarit të Komunës së Istogut, Ilir Ferati. Deri më tani opinioni nuk e di motivin që ka quar deri të vetëvrasja mirëpo me këtë po merret Policia e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur pistoletën me të cilën është kryer akti dhe 15 plumba./IndeksOnline/