75 Mall Live Search
17:01 / E Shtunë, 04 Janar 2020 / indeksADMonline

Istogu nuk ia plotëson kushtet, largohet trajneri pejan

KF Istogu ka treguar se e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e deri tanishëm, Valdet Shoshin.

Sipas klubit arsye për këtë largim të trajnerit janë kushtet të cilat i ka kërkuar Shoshi.

Sipas KF Istogut këto kushte ishin të pa pranueshme nga ana e klubit andaj me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi ndërmjet KF Istogu dhe trajnerit Valdet Shoshi.

Trajneri i deri tanishëm, Valdet Shoshi e konfirmoi edhe për IndeksOnline largimin e tij duke treguar se ishin kushtet arsya kryesore e këtij largimi, “Kushtet dhe rrethant ishin arsye e largimit”.

Po ashtu ai edhe u shpreh falënderues për klubin duke thënë “I falënderoj kryesinë e klubit, kryetarin, për bashkëpunimin në këto gjashtë muaj”./Indeksonline/.