Istogu nuk njeh humbje, triumfon edhe në derbin e Dukagjinit
Istogu ka shënuar fitoren e radhës duke vazhduar serinë pa humbje në Ligën e Parë.
Istogu ka mposhtur Besën e Pejës në derbin e rrafshit të Dukagjinit, ndeshje kjo që përfundoi me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm dhe të fitores për “troftat” e shënoi Endrit Maloku në minutën e 68-të.
Me këtë fitore Istogu mban vendin e parë në tabelë me 16 pikë, ndërsa ka pesë fitore dhe një barazim në gjashtë ndeshje të zhvilluara deri më tani. /IndeksOnline/