Istogu po e përkrahë profesoreshën drejt parlamentit

Istogu sot i hapi dyert për LDK-në.
Nën shoqërinë e kryetarit Ilir Ferati, pjesëtarë të kësaj partie, përfshirë dhe kandidaten për deputete, Serbeze Kabashi-Muçaj, u takua me banorë të Veriqit, Kovragës dhe Trubuhocit.
“Këto takime ishin dëshmi e përpjekjeve tona të përbashkëta për të qenë pranë njerëzve, për të dëgjuar nevojat dhe për të ndërtuar një vizion të përbashkët për të ardhmen. Së bashku me Ilir Feratin, po sjellim ndryshimin që të gjithë e meritojmë!”, u shpreh ajo.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Serbeze Kabashi-Muçaj bartë numrin 78 në listën e LDK-së.
Ky është njoftimi i plotë i saj:
Nën patronatin e Ilir Feratit, i cili po dëshmon përkushtim dhe lidership të jashtëzakonshëm në këtë fushatë zgjedhore, patëm kënaqësinë të takojmë qytetarët në Sh.F. “Ndre Mjeda” – Veriq, në shtëpinë e Hasan Kajtazajt në Kovragë dhe në Odën e Demë Çetaj në Trubuhoc.
Këto takime ishin dëshmi e përpjekjeve tona të përbashkëta për të qenë pranë njerëzve, për të dëgjuar nevojat dhe për të ndërtuar një vizion të përbashkët për të ardhmen. Së bashku me Ilir Feratin, po sjellim ndryshimin që të gjithë e meritojmë!