75 Mall Live Search
15:49 / E Enjte, 18 Mars 2021 / Blerim

Istogu shkruan histori, kualifikohet në gjysmëfinale

Skuadra e Istogut ka shkruar histori në sezonin 2020-21.

Klubi istogas arriti fitore pas penalltive (7-6) ndaj A & N, duke siguruar kështu gjysmëfinalen në Kupën e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Rezultati i ndeshjes pas 120 minutave u mbyll 1 me 1.

Golin për ekipin vendës e shënoi, Egzon Kurteshi në minutën e 72-të.

Rezultatin e barazoi në minutën e fundit të ndeshjes.

Kujtojmë se në gjysmëfinale janë kualifikuar këto skuadra: Llapi, Prishtina dhe Dukagjini./IndeksOnline/