14:26 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Istogu shumë shpejt do ta mësoi kryetarin e ri

Ka filluar numërimi i votimeve me kusht, me postë dhe i personave me nevoja të veçanta në komunën e Istogut.

Indeksonline ndodhet në qendrën e numërimit ku nga ora 14:00 ka filluar punën.

Numërimi i këtyre votave është transparent dhe po bëhet në prani të vëzhguesve të të gjitha partive.

Brenda pak orësh Istogu pritet të mësoi edhe emrin e kryetarit të ri pas numërimit të të gjitha votave./Indeksonline/