75 Mall Live Search
17:19 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Istogu siguron finalen e Kupës së Kosovës në hendboll

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve janë duke u zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll.

Ndeshja e parë gjysmëfinale e femrave ka filluar në orën 15:00, ku janë takuar Istogu dhe Shqiponja. Në këtë ndeshje arriti të triumfoi Istogu me rezultat 44:32.

Elma Kameri ishte më e mira te Istogu, me 10 gola, e ndihmuar nga Esma Muratoviq me 9 gola, dhe nga 4 herë shënuan Suzana Ujkiq, Fatjona Rexhaj dhe Albina Rugova.

Kurse Shkurte Mehmeti me 12 gola ishte më e dalluara te gjakovaret së bashku me Elma Nivokazin me 8 sosh.

Fituesja e takimit Vushtrria – Prishtina luan me Istogun në finale./IndeksOnline/