20:41 / E Diele, 05 Korrik 2020 / C E

Istogu transferon dy futbollistët afrikan të Ballkanit

Istogu nuk arriti të ngjitet në Superligë por po përgatitet për sezonin e ardhshëm.

Pas huazimit gjashtë mujor, skuadra e Ligës së Parë ka transferuar lojtarët afrikan të Ballkanit, Fabrice Boudega dhe Marius Stephane.

Lajmin e ka bërë të ditur skuadra nga Suhareka përmes rrjeteve sociale.

Ky është njoftimi i Ballkanit:

Pas huazimit gjashtë mujor të futbollistëve Fabrice Boudega dhe Marius Stephane, FC Istogu ka shpreh dëshiren qe të transferoj futbollistet në formë të përhershme.

Klubeve i’u është dashtë disa ditë negociata për t’u arritur pajtimin në mes paleve. FC Ballkani falenderon Mariusin dhe Fabricen për kontributin e tyre duke i’u uruar shumë suksese në klubin e ri.

Je vous remercie Buda & Marius