75 Mall Live Search
20:34 / E Premte, 06 Janar 2023 / Gj. Sh

Istogu transferon portierin e talentuar kosovar

FC Istogu ka njoftuar se ka transferuar portierin e talentuar 17 vjeçar, Eurolind Avdimetaj.

Avdimetaj u transferua te Istogua nka skuadra e Besës së Pejës, shkruan InndeksOnline.

17 vjeçari shihet njeri nga portieret me te talentuar ne kosovë me cilësi të jashtëzakonshme.

Lajmi për transferimin e Avdimetaj u bë i ditur nga vet klubi i Istogut.

Njoftimi i plotë:

FC ISTOGU ka knaqësinë të njoftoj opinionin sportdashës se ka arritur marrëveshje me portierin e talentuar 17 vjeçarin Eurolind Avdimetaj nga FC Besa të Pejës.Portieri i ri është i gjatë 1.93 cm dhe një përforcim shumë i rëndësishëm për klubin tonë, pasiqë Eurolindi mund të jetë pjesë e kategorisë senior dhe junior të FC Istogut./IndeksOnline/