11:39 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020

Istrefi: Po ulim shpenzimet dhe zgjerojmë rrjetin

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi përmes një postimi ka treguar që ekipet e Telekomit kanë arritur me sukses të zgjerojnë kabllot e rrjetit në vendbanimet e Kaçanikut dhe Ferizajit kurse kanë demontuar një antenë në Krivenik të Hanit të Elezit.

Po ashtu Istrefi ka njoftuar se në ditët në vijim do të vazhdojnë procesin e filluar për minimizim dhe optimizim të resurseve me mjete vetanake, krejt kjo me qëllim që të tejkalohen vështirësitë në operime dhe të jemi gjithnjë e më afër konsumatorëve tanë besnik në mjediset urbane dhe rurale.

Postimi i plotë:

Ashtu siç ishte paraparë, ekipet tona të Departamentit Teknik me punë dhe angazhim të jashtëzakonshëm ia kanë dalë me sukses të demontojnë një antenë në Krivenik tē Hanit të Elezit dhe për të zgjeruar kabllot e rrjetit në vendbanimet tjera të Kaçanikut dhe Ferizajit.

Në ditët në vijim do të vazhdojmë procesin e filluar për minimizim dhe optimizim të resurseve me mjete vetanake, krejt kjo me qëllim që të tejkalohen vështirësitë në operime dhe të jemi gjithnjë e më afër konsumatorëve tanë besnik në mjediset urbane dhe rurale.

Gëzon fakti se punëtorët tanë, në çdo ditë të javës, përkundër të gjitha sfidave që jemi duke u ballafaquar, motivimin dhe përkushtimin për punë e kanë në nivelin më të lartë, për çka edhe u jemi falënderues.

Planifkimi i punëve që do të kryhen në ditët e vazhdim, ka të bëjë specifikisht me zhvendosjen e BTS-ve, sipas ngarkesave dhe volumit të trafikut, me synim që t’i plotësojmë në vazhdimësi kërkesat e konsumatorëve për kyqje të reja dhe komunikim cilësor.

Kjo dinamikë e punëve në terren është duke dhënë efektet e duhura, edhe për faktin se përveç rritjes së kualitetit të shërbimeve, në të njëjtën kohë kemi edhe ulje të ndieshme të kostove operative.

Fotografia e Bedri Istrefi
Fotografia e Bedri Istrefi
Fotografia e Bedri Istrefi
Fotografia e Bedri Istrefi
Fotografia e Bedri Istrefi

Mos i humb