75 Mall Live Search
11:46 / E Enjte, 15 Janar 2026 / KV

Isuf Zejna: Procedurat e ndjekura në rastin e Nagip Krasniqit ishin brenda standardeve të zakonshme

Isuf Zejna, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka reaguar përmes një deklarate para trupit gjykyes në Gjykaten Themelore në Prishtinë.

“Unë e përkrah në tërësi fjalën e avokatit tim, Artan Çerkini. Avokati im tha se kontrata nuk është zbatuar dhe nuk ka pasur dëm për KEK-un apo për dikë tjetër. Me provat që do t’i prezantojmë, do të sqarohet se është procedurë e zakonshme në Kosovë, në rajon dhe vetë Bashkimin Evropian. Kontraktimi i shërbimeve ligjore është shërbim i natyrës së veçantë dhe ka mbi 40 të tilla në Kosovë,” tha Zejna, transmeton IndeksOnline.

Deklarata e tij vjen pas akuzave që lidhen me mbështetjen e pretenduar për veprime të dyshuara të ish-kryeshefit të KEK-ut, duke theksuar se procedurat e ndjekura ishin brenda praktikave të zakonshme dhe të standardizuara./IndeksOnline/