75 Mall Live Search
22:07 / E Enjte, 27 Mars 2025 / Z S

Isufaj takohet me ambasadoren e Izraelit, flasin për sundimin e ligjit

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj ka pritur sot në takim ambasadoren e Izraelit në Prishtinë Tamar Ziv, me të cilën ka diskutuar mbi çështje që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në Kosovë.

Gjithashtu u diskutuan tema rreth bashkëpunimit reciprok dhe të dyja palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë në fushat me interes të përbashkët.

Në këtë takim u diskutua edhe mbi thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit mes Prokurorisë Speciale dhe Izraelit./Indeksonline/