75 Mall Live Search
23:36 / E Diele, 20 Dhjetor 2020 / C E

Isufi: Ballkani ka skuadrën më të mirë në Kosovë, ndaj Gjilanit ishte i hutuar

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bekim Isufi ishte i ftuar në emisionin “Sports Show”, derisa ka komentuar ndeshjen në Suharekë.

Ai e ka komentuar humbjen e Ballkanit ndaj Gjilanit, teksa ka thënë se “portokallezinjtë” ishin të hutuar sikur në ndeshjen me Prishtinën.

“Ndoshta në anën psikologjike më së miri e shfrytëzoi Gjilani. Trajneri i ri Bylbyl Sokoli e ka sjellë një disiplinë në lojë në radhët e Gjilanit dhe është vërejtur një dallim”, u shpreh Isufi.

“Ballkani ishte prap ai Ballkani i hutuar sikur në ndeshjen me Prishtinën. Ende ishte në egon e nervozizmit i cili nuk duhej të ishte sepse ishte ndeshje me rëndësi”.

“Mendoj se ndoshta Ballkani edhe grupin e lojtarëve e ka më të mirë se skuadrat e tjera”.

“Për shkak se ka shumë kualitet dhe ka numër të madh të lojtarëve cilësor. Në këtë ndeshje mendojë se nuk ka qenë ai Ballkani që jemi mësuar ta shohim”, shtoi ai.