08:48 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Isufi i rezistoi ‘knock-outit’ por u mposht nga Sanders

Meçi ndërmjet Bily Joe Saundersit dhe Shefat Isufit për titull bote ne kategorinë super të mesme në versionin WBO u zhvillua në stadiumin e klubit Stevenage në Angli dhe ishte meçi më i rëndësishëm për Isufin në karrierë.

Por, Saunders, ish kampioni i botës në këtë divizion edhe një herë dëshmoi cilësinë e tij të lartë dhe u bë boksieri i parë britanik i cili mban titullin e kampionit të botës në dy kategori të peshave pas një kohe shumë të gjatë.

Rundet 7 dhe 8 ishin më të qeta, por Saunders kishte më shumë goditje të sakta dhe ishte e qartë se përveç një nokauti befasues, Isufi nuk kishte gjasë për fitore dhe për titull.

Mirëpo, fakti mbetet se ai vetëm një rund nga këta 12 e fitoi (rundin e gjashtë) dhe Saunders u shpall fitues me vendim unanim të gjyqtarëve dhe tashmë është kampion në kategorinë super të mesme në WBO.