75 Mall Live Search
10:13 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Isufi: Ish-komisioni për demarkacion nuk përdori gjithë materialin hartografik (Video)

Anëtari i Komisionit për Shënjimin e Kufirit Shtetëror me Malin e Zi, Florim Isufi gjatë raportimit të sotëm para Qeverisë së Kosovës ka shpalosur disa dokumente/ harta, që sipas tij bëjnë të qartë se  kufiri administrativ nuk përputhet me kufirin e nënshkruar, transmeton Indeksonline.

“Pse ish-komisioni ose pse atëkohë Qeveria e Kosovës nuk i kanë marrë parasysh këto fakte të cilat janë në institucione te Kosovës dhe janë të vërteta e origjinale të verifikuara nga çdo kush.

Duke analizuar mirë kemi kuptuar se ish-komisioni nuk ka përdorur gjithë materialin hartografik për identifikimin e kufirin, por është ndaluar vetëm tek kufiri kadastral.

Nga analiza është konstatuar se në dokumentacion janë futur shumë materiale  që nuk prezantojnë kufirin shtetërore mes Kosovës d  e Malit të Zi.

Mali i Zi, mbasi është kriju si etnitet, ka krijuar hartën e vetë, kufiri ka qenë ai që ka qenë në vitin 1948 dhe akset rrugore janë në Kullë dhe Çakorr. Kufiri administrativ nuk përputhet me kufirin e nënshkruar”, ka thënë Isufi./Indeksonline/