Isufi kërkon që të mos i jepet ngjyrim politik rastit Rikallo
Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi ka deklaruar se ka vetëm një porosi për deputetët dhe kolegët e tij në institucione.
Ai ka kërkuar që rasti Nikallo të mos ketë ngjyrime politike por të trajtoht në bazë të drejtësisë.
“Çdo tentim për t’i dhënë ngjyrim politike më shumë e mjegullon të vërtetën se që mund ta nxjerr atë në shesh”, tha ai.
Isufi shtoi se të gjitha krimet duhet të sqarohen dhe “shoqëria të ndihet e shkarkuar nga ngarkesat emocionale që i ka shkaktuar okupatori gjatë luftës”.
Sipas tij rasti Nikallo, duhet tu lihet organeve të drejtësisë, dhe të thirren në punën e tyre dhe ta zbardhin rastin./AktivPress