Isufi premton shtesa, sigurim shëndetësor dhe paga të larta për policët

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ahmet Isufi, deklaroi se një nga pikat kryesore të programit qeverisës është aspekti i sigurisë.
Në një paraqitje televizive, Isufi deklaroi se sa lart vlerësohet kontributi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, duke thënë se për të njëjtit nuk do të ketë pagë nën 1000 euro.
Krahas pagës, Isufi premtoi edhe shtesa për ta, përfshirë dhe sigurimet shëndetësore.
“Për neve siguria e paraqet elementin kryesor sepse pa e pasë shtetin e sigurtë problem është të zhvillohet një jetë normale. Kjo bazohet në të arriturat që kanë ndodhë në 25 vitet e funksionimit të Kosovës si shtet i pavarësuar dhe pastaj me interesim për integrim në NATO dhe BE”, deklaroi Isufi.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ahmet Isufi bart numrin 40 në listën e AAK-së.