75 Mall Live Search
08:15 / E Diele, 17 Gusht 2025 / Burim

Itali/ 20-vjeçarja palestineze humb jetën pas evakuimit nga Gaza

Një palestineze 20-vjeçare që vuante nga kequshqyerja e rëndë e cila ishte evakuuar nga Gaza në Itali këtë javë, ka ndërruar jetë, sipas një spitali në Piza.

Gruaja, e cila sipas mediave italiane quhet Marah Abu Zuhri, arriti në Piza mbrëmjen e së mërkurës përmes një udhëtimi humanitar të qeverisë italiane.

Zuhri kishte shkuar në Itali me nënën e saj në një nga tre fluturimet e forcës ajrore italiane që mbërritën këtë javë me një total prej 31 pacientësh në gjendje kritike që vuanin nga sëmundje të rënda të lindura, plagë apo amputime, tha Ministria e Jashtme italiane.

Sipas spitalit, ajo kishte “një situatë shumë të ndërlikuar klinike” dhe ishte ”në një gjendje të thellë humbjesh organike”, thanë mjekët në një deklaratë.

Të premten, pasi iu nënshtrua analizave dhe trajtimit, ajo pësoi një krizë të papritur frymëmarrjeje dhe arrest kardiak duke ndërruar jetë.