18:44 / E Mërkurë, 29 Prill 2020 / indeksADMonline

Itali/323 viktima e 2,086 raste të reja në 24 orë

Italia vazhdon betejën e saj me pandeminë Covid 19.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 323 viktima e 2,086 raste më shumë.

Numri total i viktimave sot ka arritur në 27,682 e numri i të infektuarve në 203,591.

Persona aktual pozitiv me koronavirus janë 104,647, duke regjistruar një ulje me 548 raste më pak së një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 2,311 pacientë të shëruar më shumë e numri total ka arritur sot më 71,252.

Në ditën e sotme autoritetet italiane regjistrojnë 68 pacientë më pak në repartet e terapisë intesive e 513 pacientë më pak të shtruar në struktura spitalore.

Italia ka kryer deri më sot 1,910,761 tampone ndaj 1,313,460 personave.